Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha se nuk ka as vendim dhe as datë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ka ardhur dhe reagimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.
Në një postim në Facebook, kryediplomati shqiptar shkruan se "vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian, ndërsa Opozita në Tiranë nxin".
Bushati thekson se kurrsesi nuk do të besojë se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin, është mërzitur nga vendimi i mirë për shqiptarët e jo për qeverinë.
"Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim", vijon Bushati.





