Getoar Selimi dhe Majk janë bërë sërish bashkë këtë verë me hitin më të ri "Paris Milano" të lançuar ditën e djeshme.
Edhe pse nuk janë bërë akoma 24 orë nga publikimi i këngës, reperat janë "shënjestruar" keq nga fansat e tyre.
Vetëm pak minuta pasi hiti u bë publik, ishte Luana që bëri share videon e këngës në profilin zyrtar në instagram.
Ajo që u ra menjëherë në sy fansave ishte një detaj në lidhje me numrin e klikimeve, videoja rezultonte të kishte 35 shikime dhe 635 pëlqime.
Kaq ka mjaftuar dhe fansat i kanë sulmuar me komente nga më të ndryshmet.







