Cardi B ka konfirmuar se është martuar në fshehtësi 9 muaj më pare, në të njëjtën ditë kur i dashuri i saj, Offset i propozoi.

Ajo shkruan në Twitter: "Ka kaq shumë momente që unë ndaj me botën dhe ka kaq shumë momente që dua ti mbaj për veten. Martesa ishte një nga ato momente."

TMZ ishte i pari që raportoi për martesën duke publikuar dhe një kopje të certifikatës së dasmës të hënën. Kjo gjë e inatosi jo pak 25-vjeçaren, e cila shpjegon edhe arsyen pse e mbajti të fshehtë martesën.

"Kjo është arsyeja pse ia kam vendosur titullin 'Invasion of Privacy' albumit tim, sepse njerëzit do të bëjnë çdo gjë për të marrë informacione për jetën tënde. Lidhja jonë ishte e re, me ndarje dhe ribashkime, dhe ne kishim shumë për të bërë për marrëdhënien tonë por ishim shumë të dashuruar dhe nuk donim ta humbnim njëri-tjetrin. Një mëngjes në shtator, u zgjova dhe vendosëm të martoheshim. Gjetëm dikë që të na martonte. Ishim vetëm ne të dy dhe kushëriri im. Unë i thashë që pranoj, pa fustan nusërie, pa make up dhe pa unazë."