Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Këshillit të Evropës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Sipas deputetit opozitar, kreu i qeverisë me arrogancën e tij po bën përpjekje për të paraqitur vendimin e Këshillit të Europës si fitore dhe ditë feste për Shqipërinë ndërkohë që është përpjekja e radhës për tu tallur dhe fyer shqiptarët.

"Përpjekje djallëzore për të fshehur të gjithë këtë dështim, pas akuzave të ashtuquajtur esadizëm nuk është gjë tjetër vetëm shprehje e arrogancës dhe papërgjegjshnmërisë politike për tia faturuar koston e qeverisë së krimit opozitës. Ti japësh opozitës meritëni e ndikimit kaq të madh në vendimarrjen e ministrave të jashtëm të BE-ë do të thotë të fyesh dhe tallesh Këshillin e Europës. Rama duhet të japë dorëheqjen e të largohet një herë e më parë e të mos mbajë peng interesat e Shqipërisë dhe procesin e integrimit. Shqiptarët janë i vetmi popull që nuk e meriton qeverinë që ka."