Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të opozitës një ditë pasi BE vendosi shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor 2019.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri uron ndjekësit për një ditë të mbarë dhe thotë se në kohën që KE postonte kartolinë përgëzimi për çeljen e negociatave, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë. Sipas kryeministrit shqiptar, sjellja e opozitës është shfaqje brutaliteti për një dështim imagjinar në Europë.

Statusi i plotë:

MIRËMËNGJES 

Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur