Akuzat në distancë mes socialistëve dhe demokratëve për 3.4 milion eurot e kapura në portin e Durrësit, vazhdojnë ende.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish me një status ironik pas përgjigjes që i dha nënkryetari i PD, Edi Paloka pak më herët, teksa e cilësonte si “derrkuci me Toyota”.

Këtë herë Balla ironizon të folurën e deputetit demokrat ndërsa, ndër të tjera shkruan në Instagram se “Lulthim Batha nuk kishte guxim sot të dalë vetë, por nxorri nënkryetharin” .

"Meqenëse Kryetari i Partisë Babalokratike Lulthim Batha nuk kishte guxim sot të dalë vetë, por nxorri nënkryetharin vet dhe kishte merak kur kallzohet në Prokurori për shpifje, i them: Nethër o Lulthim," e bashkangjitur postimit ndodhet shpjegimi i fjalës Mirazh dhe fotomontazh i kreut të PD, Lulzim Basha të shtrirë në rërë.