JEUGERT KUJTILA – Student në vititn e III-të, Bachelor-Fakulteti i Teknologjisë Informative.
Gjatë viteve të studimit në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë arrita të krijoj një koncept përsa i përket funksionimit dhe mundësive të cilat duhet t’iu ofrohen studentëve për t’u njohur me diversitetin e programeve studimore.
Në semestrin e fundit akademik, falë UNS kam pasur privilegjin të aplikoj dhe njëkohësisht të pranohem në programin ERASMUS+ një shkëmbim studentor për arsimin e lartë në Utena Univeristy, Lituani.
Utena është një qytet në veri-lindje të Lituanisë, një nga vendbanimet më të vjetra -si dhe një qytet industrial-duke mos lënë pa përmendur dhe natyrën mahhnitëse me të cilën karakterizohej Utena. Gjatë qëndrimit tim studentor në Utena, arrita të përmbushja pritshmërite e mia si në aspektin akademik ashtu edhe në aspektin kulturor dhe normalisht që formimi akademik kërkonte përkushtim më të madh ku edhe pse me vështirësi arrita të vlerësohem me rezultate maksimale nga stafi akademik në Utena!
Si përfundim do të shprehja një konsiderate të veçantë për Stafin akademik të UNS, të cilët, me anë të kurrikulave dhe metodave të mësimdhënies, na japin ne studentëve një formim të duhur shkencor duke na orientuar për të gjetur veten në programe të ndryshme studentore!
KRISTI HOXHALLI- Student në vitin e III-të ,Bachelor- Fakulteti i Teknologjisë Informative
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka një sërë marrëveshjesh për shkëmbim studentësh dhe duke pasur shumë mundësi zgjedhjesh, mora kohën e duhur për të menduar se cili do të ishte Universiteti në listen e ERASMUS – për të kryer një semestër akademik. Secili prej universiteteve ka kritere të caktuara të pranimit, por duke bashkëpunuar me Universitetin Ndërkombëtar në Strugë arrita që të kem ndihmën e duhur për të plotësuar aplikimin dhe për të dorëzuar dokumentet e kërkuara brenda afatit të përcaktuar.
Gjatë qëndrimit tim në Utena University, Lituani, krijova disa kontakte me Profesorë dhe Akademikë të cilët do të më shërbejnë në të ardhmen për të pasur një formim të duhur, në lidhje me profesionin tim. Pjesa më e rëndësishmë është fakti se UNS ka qënë një suport financiar përsa i përket shpenzimeve gjatë qëndrimit tim në Utena.
Në çdo muaj kishim një kosto të caktuar nga UNS për të mbuluar të gjitha shpenzimet tona gjatë shkëmbimit studentor. UNS është një nga universitetet më të mirë në trojet shqiptare,këtë universitet e rekomandoj tek te gjithë të rinjtë të cilët duan të investojnë në të ardhmen e tyre. Bëj zgjedhjen e duhur, zgjidhni UNS!





