Këngëtari i grupit “West Side Family”, Landi Hysi është një prej personazheve më të njohur e më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Ai është mjaft aktiv në rrjetin social “Instagram”, ku poston foto nga jeta e tij profesionale ashtu edhe ajo private.

Por lidhjen e tij 4-vjeçare me Jolin ka preferuar gjithmonë që ta mbajë larg syrit të publikut.

Por së fundmi këngëtari i njohur ka vendosur që të thyejë heshtjen dhe të ndajë me ndjekësit e tij një foto me të dashurën ku duken mjaft këndshëm.

Çifti shfaqet krah njëri-tjetrit të veshur shumë klas, teksa vëmendjen e tërheq e dashura e tij super seksi, e cila ka ekspozuar njërën këmbë në të çarën e fustanit ngjyrë rozë. Ata ishin në një dasmë në Itali së bashku me disa miq të tjerë, figura të televizionit shqiptar.