Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kishte lajmëruar gazetarët se do të dilte në një konferencë për shtyp në orën 13:00 për të reaguar në lidhje me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha. Por konferenca është anuluar.
Akuzën për anulimin e konferencës e bëri pak më parë deputeti demokrat Edi Paloka dhe është e vërtetë.
Këtë e tregon një bisedë në Whatsapp në grupin e gazetarëve të selisë rozë. Ndërkohë që ata prisnin që Balla të dilte live e të fliste për akuzat, iu komunikua që reagimi ishte bërë përmes Facebook-ut.
Në reagimin e tij nuk pati asnjë sqarim përveç akuzave drejtuar kryedemokratit Basha, të cilin e quajti “Babale” e ata që e besonin, mjeranë. Ndërkohë që askush nuk e di arsyen e anulimit të konferencës.






