Partia Demokratike ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që zyrtarë të djathtë po urdhërojnë me sms drejtuesit e Sindikatës së Artistëve të bëjnë sherr nëse nuk i jepet fjala aktorit Neritan Licaj.
Në një komunikatë për mediat, PD i quan deklaratat si lajme të fabrikuara nga Erion Veliaj për të përcarë artistët.
DEKLARATA E PLOTË
PD hedh poshtë me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shpërndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdhëron artistet për qëndrimet e tyre.
Zonja qe komunikon ne bisedën e përgjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnjë funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve per te identifikuar qëndrimin e artisteve si një akt partiak është perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames për te përçarë artistet.
PD inkurajon dhe është ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombëtar!





