Një lajm aspak i këndshëm raportohet nga kampi i Partizanit. Sipas asaj që shkruan gazeta “Sport Ekspres”, Alban Hoxha dhe Trashi janë aksidentuar me makinën e portierit ditën e djeshme.

Trashi duket në gjendje jo të mirë pasi ka pasur lëndime në brinjë. Megjithatë nuk është asgjë alarmante, pasi mesfushori do të pushojë vetëm 7 ditë, sipas raportit mjekësor.

Për sa i përket portierit Alban Hoxha, gjendja e tij është normale. Makina tip “BMW X5” është shkatërruar, por për fat nuk ka ndodhur asgjë me rrezik të lartë.