Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, do të bëhet baba për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti shqiptar duke postuar disa foto në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet me bashkëshorten shtatzënë dhe djalin e tyre.
Lila dhe bashkëshortja e tij Ornela, u bënë prindër për herë të parë në 2015-n, me Ayan, i cili pas pak javësh do të gëzojë statusin e vëllait të madh.





