I njohur si njëri ndër personat e afërt të familjes mafioze Gambino në SHBA, shqiptari John Alite ka folur këtë të premte në lidhje me jetën e tij si një mafioz në Amerikë dhe nëse ai ka patur njohje apo lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.
I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", moderatori Çani e ka pyetur John Aliten nëse njeh Moisi Habilajn dhe grupin e tij kriminal. Përgjigja ka qenë negative nga ana e ish mafiozit, teksa Çani ka deklaruar se “normalisht që nuk do njihje peshq të vegjël”.
Çani e ka pyetur gjithashtu nëse familja e tij ka patur lidhje me komunistët e konkretisht me Enver Hoxhën, duke qenë se dhe ai vjen me origjinë nga Gjirokastra. Ish-mafiozi u shpreh se gjyshi i tij ka patur njohje me Enver Hoxhën, pasi së bashku ishin dhe kushërinj të largët.
Pjesë nga intervista:
Arian Çani: Sa herë ke ardhur në Shqipëri dhe a je fshehur këtu kur të kërkonte Interpol?
Xhon Alite: Kam qenë këtu. Akoma më kërkojnë ata, por vetëm për kafe.
Arian Çani: A ke dëgjuar për personazhe shqiptare të krimit dhe a të thotë gjë emri Babale?
Xhon Alite: Nuk e kam dëgjuar dhe nuk e di për çfarë bëhet fjalë.
Arian Çani: A ke shkuar në Gjirokastër duke qenë se ke origjinën? Është gjirokastriti i parë gangster…
Xhon Alite: Do iki nesër në Gjirokastër. Kam shpenzuar shumë para dhe do t’i ndryshoj imazhin gjirokastritëve, nuk kam para.
Arian Çani: Në cfarë lagje ka jetuar gjyshi jot?
Xhon Alite: Ka jetuar lart në kodër, por nuk e di emrin e lagjes.
Arian Çani: Mos është Dunavati?
Xhon Alite: Po aty mendoj! /tvklan.al





