Alba Bajrami është shpallur si më e bukura në Shqipëri për vitin 2018, vetëm pak ditë më parë.

Adoleshentja nga Durrësi është kurorëzuar si princesha e bukurisë shqiptare në një mbrëmje gala që përkon edhe me 20-vjetorin kur ky konkurs çeli siparin për t’u bërë ndër eventet më të pëlqyera e të mirëpritura për publikun shqiptar.

Alba Bajrami është nga Durrësi. Adoleshentja 16-vjeçare dhe studion në shkollën e mesme 'Wilson'.

Ajo e ka konsideruar pjesëmarrjen e saj në Miss Shqipëria 2018 si një eksperiencë të re për të. Në të ardhmen kërkon të vijojë studimet për arkitekturë. Ajo thotë se është kreative dhe i pëlqen të pikturojë e të realizojë punime në qeramikë.