Brad Pitt dhe Angelina Jolie padyshim ishin ndër çiftet më të pëlqyera në Hollywood.

Megjithatë, ata janë ndarë që dy vite ku edhe tani po vazhdojnë procedurat e divorcit.

E që nga ndarja, Jolie ka kujdestarinë e fëmijëve dhe që i është kërkuar nga gjykatësi se duhet ta lejojë Pittin, të kalojë akoma më shumë kohë me fëmijët, derisa Angelina të mbarojë xhirimet e filmit "Maleficient 2", në Mbretërinë e Bashkuar.

Madje trupi gjykues në Los Angeles mendon se sa më shumë kohë fëmijët të kalojnë me babain, aq më mirë do jetë për zhvillimin e tyre.

Është e domosdoshme për ta që të kenë një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme me prindërit, ndaj edhe i rikujtojnë edhe njëherë kërkesën Angelina Jolie-së.

Pas ndarjes, ata janë duke pasur konflikte të njëpasnjëshme për shkak se Jolie dëshiron të ketë fëmijët pranë vetes.