Këngëtarja tërheqëse Rita Ora, përveç muzikës, njihet edhe si femër me shumë stil në veshje. Këtë ajo e dëshmon në çdo paraqitje të saj, si në koncerte, ashtu edhe në jetën e përditshme.
Në një paraqitje në Nju Jork, Rita ka veshur një fustan nga brendi i njohur botëror, Tomford, i cili i ka kushtuar 7.650€.
Së fundmi Rita ka publikuar videoklipin e këngës “Girls", në bashkëpunim me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli XCX, i cili ka marrë afër 14 milionë klikime për një javë sa është publikuar.





