Teksa po zhvillon mbledhjen dy ditore të qeverisë në Durrës, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për të gjithë ata që kundërshtojnë ndërtimin e "Velierës".
Sipas kreut të shtetit, të gjithë do e vizitojnë "Velierën" si deiversantë me gjyslykë e kapele.
"Veliera" është një nga ato lëvizje që transformon jo vetëm një zonë por një qytet të tërë, shpresoj që maskarada të mbarojë dhe vitin e ardhshëm ta kemi gati. Turp i atyre që e kanë orkestruar po ashtu dhe ata që janë bërë palë me ata. Do vini me gjyslykë e kapele si diversantë për ta vizituar. Se kështu bënë edhe me parkun e lodrave në liqenin artificial të Tiranës. Kështu bënë edhe me qendrën e Tiranës, po ashtu edhe me stadiumin kombëtar," tha Rama.





