Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka uruar 27-vjetorin e Partisë Socialiste përmes një postimi në Facebook.
Tahiri shkruan se jeta ka momente të vështira dhe këtë gjë e ka kuptuar më së miri me situatën që po përjeton.
Por për ish-ministrin do jetë e afërt dita kur do të ringrihen për të mos u përkulur përpara padrejtësisë.
POSTIMI I PLOTË
Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.
Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.
Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.
Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.
Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.
Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.
Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.
Gezuar!





