Moderatorja e dashur e pasditeve ka ndarë për ndjekësit e saj një moment nga fundjava me Mian e vogël. Mesa duket ajo po përgatitej për të dalë dhe ka vendosur që të grimohet në ambientet e shtëpisë.

Mia e vogël ka shprehur dëshirën që të grimoj mami Rudinën, siç shihet edhe nga fotoja e bërë publike nga vetë moderatorja, vogëlushja ka shprehur tërë talentin e saj për ta bërë më të bukur mamin.

“Ja ç’ndodh, kur vajza të ndjek me sy çdo veprim, që bën para se të dalësh nga shtëpia”, ka shkruar Rudina mbi foton goxha gazmore që ka ndarë në “Instastory”.