Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, në një prej komplekseve turistike që ndodhen në zonën e Golemit.
I shoqëruar edhe nga ministri i Turizmit Blendi Klosi, Rama ka bashkëbiseduar me një grup të rinjsh në lidhje me arsimimin e tyre profesional dhe punësimin në shërbimet e turizmit.
Nga kompleksi “Fafa”, Rama thotë se “ai është një nga komplekset më të reja turistike ku 60% e të punësuarve vijnë nga shkollat e arsimit profesional. Rritja e cilësisë në shërbimet e turizmit është e lidhur ngushtë me punësimin e të rinjve që përgatiten në këto shkolla, të cilat janë një garanci për zhvillimin e turizmit”.





