Nuk jemi mësuar që ta shohim shpesh të zhveshur nga kostumi i politikanit, por këtë herë lideri demokrat Lulzim Basha është shfaqur krejt ndryshe.

Mbrëmjen e djeshme, Basha ka ndjekur nga afër finalen e kampionatit të futbollit të të rinjve të FRPD-së, i shoqëruar nga kreu i tyre Belind Këlliçi dhe nga deputeti i PD-së Klevis Balliu.

“Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD”, shkruan Basha në “Facebook”.