Pas afro 60 minutash ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Mësohet se në fokus të diskutimit ka qenë qëndrimet që do mbajë grupi i PD-së në Komisionet parlamentare, pasi këtë të enjte nuk ka seancë Kuvendi sepse nuk ka projektligje për të diskutuar.

PD ka vendosur të marrë pjesë në mbledhjen e Komisioneve, ndërsa do mbajë të njëjtin qëndrim si në javët e fundit.

Anëtarët e PD-së pritet të diskutojnë për çështje mjaft sensitive siç është kërkesa për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pretendimet për ngritjen e kampit për ish-luftëtarët e ISIS në Shqipëri si dhe shembja e Teatrit Kombëtar.