Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do dominojnë pjesën më të madhe të ditës këtë të hënë, përjashtuar orët e mesditës në ekstremin verior dhe verilindor, ku priten vranësira lokale dhe mundësi për shira të izoluar.

Pasditja dhe orët vijuese do vijojnë kryesisht në kushtet e motit të kthjellët në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke variuar nga 12 gradë gjatë mëngjesit deri në 33 gradë, maksimumi në zonat perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 2 ballë.