Një garë e re nisi sot në rubrikën “Për drekë me mua”, mes këngëtares Çiljeta Xhilaga, gazetarit sportiv Alban Xhihani dhe aktorit Gent Hazizaj.
Konkurrenti i parë që tregoi aftësitë e tij në gatim ishte aktori i njohur, i cili i surprizoi të gjithë. Jo vetëm se është i biri i një shefeje kuzhine, por më shumë për faktin se i është dashur të mësojë të gatuajë kur ka qenë emigrant në Itali.
Por gjatë kësaj dreke, konkurrentët dhe dietologia zbuluan mjaft detaje interesante nga jeta e tyre private.
Çiljeta Xhilaga tregoi se e sheh veten si nënë djemsh dhe këtë e zbuloi për shkak se dadoja e telefonoi ndërkohë që ndodhej në tavolinë.
“Do i bësh një motër ose vëlla Fernarndos, që të mos e lesh vetëm?”, e pyeti Blerina Bombaj.
Këngëtarja, duke theksuar që po bënte shaka, tha: “Unë shoh veten si nënë çunash jo si nënë gocash. E di pse nuk dua gocë? Se dua që të më përkëdhelë gjithë jetën burri mua, jo të ma marrë dashurinë goca pastaj”.
Por thuhet se shakaja është gjysma e të vërtetës…





