Dita e sotme edhe pse ka nisur me diell do të ketë reshje intensive shiu në zona të ndryshme të vendit. Temperaturat duket se kanë pësuar një ulje të lehtë gjatë ditës së djeshme dhe sot.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar që reshje shiu të ketë në të gjithë bregdetin e Shqipërisë.
Parashikimi i motit:
Pritet të ketë reshje intensive në qarkun Lezhë, mesatare në qarkun Shkodër dhe të dobëta në të gjitha qarqet e tjera. Në qarkun Lezhë reshjet pritet të jenë lokalisht shumë intensive, në Shkodër ato do të jenë lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë lokalisht mesatare.
Reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate. Intensiteti i tyre gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme do të jetë në rënie.
Temperaturat
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 24 °C
Era
Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet dhe në zonat malore. Në fund të ditës së nesërme ajo do të dobësohet gradualisht.





