Dj Blunt i ka mohuar lajmet e publikuara, se ai ka qenë pjesë e një sherri banal me disa persona, që ka gjeneruar deri në plagosje me thikë.

Pasi lajmi u përhap me shpejtësi në mediat dhe portale, i kontaktuar nga "Insajder", Blunt tha se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një shokut të tij.

Ai pranon se ka qenë i përfshirë në një zënkë me disa persona, por specifikon që ka qenë aty për të ndihmuar mikun e tij: "Nuk është e vërtetë fare, që jam therrur me thikë. Unë jam duke u marrë me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportua ka qenë pjesë e një problemi që një shok i imi ka pas me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar atë. Kurrgjë më shumë."

Ai ka shtuar se aktualisht gjendet në shtëpi duke pushuar. “Për momentin jam në shtëpi. Po pushoj. Po merrna me shaoolinat e mi”, ka përfunduar Blunt.