Çaji jeshil mund të jetë një aleat i rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Kjo pasi ai është një antioksidant që mund të arrijë të shkrijë të gjitha yndyrat e grumbulluara në enët e gjakut.

Sipas universitetit "Lancaster", që ka publikuar studimin në revistën shkencore mbi Biologjikë Kimike, është një substancë e pranishme në gjethet e çajit jeshil, EGCG, që ka treguar se vepron mbi mbledhjet proteinike në enët e gjakut.

Gjithashtu, po kjo substancë është në studim edhe për një veprim pozitiv edhe mbi sëmundjen degjenerative cerebrale të Alzheimer. Kjo proteinë, kur bie në veprim me një substancë të organizmit, eparinën, vepron pikërisht si shkrirës më i fortë ndaj yndyrave të këqija që janë të dëmshme për zemrën.

Mjekët tani do të nisin studimet se si mund ta kthejnë këtë në një produkt farmaceutik. Deri atëherë, këshillojnë të bëhemi pak anglezë të gjithë dhe të konsumojmë më tepër çaj jeshil.