Modelja Emina Çunmulaj para dy jave solli në jetë fëmijën e dytë, një vazjë të cilën e pagëzoi Mia Soraya.
Ndonëse gjatë gjithë shtatzënisë Emina nuk e privonte vetën nga asnjë lloj ushqimi, duke përfshirë edhe ato tradicionale shqiptare, këto nuk kanë ndikuar që bukuroshja nga Mali i Zi të rikthejë format perfekte të trupi.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram teksa shihet në bikini dhe ka njoftuar se fotografia është bërë dy javë pasi ka lindur vajzën.
“Pata të njëjtin problem me Ella-n. Gjatë fundit të shtatzënisë fytyra ime u çmend dhe zgjati gjatë gjithë periudhës së ushqimit me gji (6 muaj me ellë-n), derisa iu riktheva antibiotikëve dhe fytyra ime u pastrua”, ka shkruar Emina ditë më parë ku ka publikuar edhe një fotografi.
Emina dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian janë prindër të dy vajzave Ella Farias dy vjeç dhe Mia Sorayas.





