Kur kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar me zë të lartë nga foltorja e Kuvendit sot ardhjen në seancë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ai është përplasur verbalisht jo vetëm me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin por edhe me deputetët e PS-së.
Në mes të zhurmës dhe kaosit, ka spikatur thirrja e deputetit socialist Erion Braçe drejtuar Bashës, që të largohej nga foltorja, por Basha reagoi rreptë dhe kërcënues.
Teksa i kërkonte Ruçit të pezullonte seancën ose të thërriste Ramën dhe Xhafaj, Basha u detyrua të ndërpresë fjalën për t’iu drejtuar Braçes: “....Me skenarin e komplotit kriminal në të cilin po zhyten ditë për ditë dhe në raport me pengesën që i kanë vënë aspiratës së shqiptarëve për integrimin europian!…Ti pusho, mos fol nga vendi! Mos bëj trimin këtu! Pusho! Qepe gojën! Qepe gojën! Hajde këtu, hajde!”
Braçe i ka thirrur nga vendi ku ishte ulur ndër të tjera me fjalër…”ti ke vrarë njerëz”! Por Basha i është kundërpërgjigjur: “Zar i bandave të Lushnjes, pusho! Hajde, hajde këtu! Ta tregoj unë ty! Zar i bandave të Lushnjes!” ka përforcuar ai.





