Ditë e veçantë për moderatorin e njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, pasi ka festuar 55-vjetorin.
Newsbomb.al mëson se moderatori ka festuar ditëlindjen në Drimadhës, ku ka performuar përpara miqve duke iu dhuruar atyre muzikë.
Ndërsa e bukur është edhe performanca e vajzës së moderatorit Ana, teksa kërcen me plot energji.
Të ftuar specialë në festën e Gjerbreas mësohet se kanë qenë Aleksandër Frangaj me bashkëshorten Alba Frangaj. Teksa ishin të pranishëm pronarët e Tv Klan, Arditi nuk ka lënë pa thumbuar edhe lëvizjen e bujshme të Blendi Fevziut drejt Top Channel që po përflitet kohët e fundit.
“Gjenerali e bën edhe me të rinj televizionin”, është shprehur Gjebrea. Ndërsa është zbuluar se Frangaj do të bëjë investime në skenografinë e Tv Klan.
Sakaq, i pyetur nga gazetarja Alma Çupi se përse nuk bën recital, Arditi është shprehur se nuk e lë ‘Të dielën Shqiptare”.





