Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin Kishës Katolike Shën Dominiku në Durrës, në zonën e Kënetës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autorët i kanë zjarrin kishës dhe ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm. Është djegur dera kryesore e kishës si dhe orendi të brendshme.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.