Moti për ditën e mërkurë do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Për pasojë, pritet të ketë shira të përkohshme në pjesën më të madhe të vendit, dhe kryesisht në zonat Lindore ku priten edhe rrebeshe.
Sipas "MeteoAlb", zonat e ulëta dhe më tepër zonat bregdetare, do kenë shira të izoluara. Ndërkohë që reshje shiu ka pasur gjatë natës në Durrës dhe qytete të tjera.
Temperaturat e ajrit qëndrojnë thuajse konstante gjatë mëngjesit, por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në Veri dhe zonat Qendrore.
Era do të vijojë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 1 – 2 ballë.





