Shoqata “Sot për të ardhmen” nisi mbledhjen e firmave për një peticion, i cili do t’i dorëzohet bashkisë, për heqjen e plastikës nga përdorimi, sepse Durrësi po shkon në katastrofë mjedisore.
Gangrena e cila ka rritur në mënyrë të frikshme sëmundjet kanceroze në Durrës është pikërisht si rezultat i ndotjes së mjedisit.
Në këtë qytet turistik lulëzojnë fabrika të prodhimit të plastikës dhe qeseve të plastmasit, të cilat ja kanë dalw deri tani me shumë sukses të mbulojnë tregun vendas, duke rritur shitjet e fitimet nga viti në vit, mbi shëndetin e popullatës e mjedisin që wshtë ndotur në mënyrë katastrofale.
40% e mbetjeve që dalin çdo ditë nga familjet janë plastike. Këto përfundojnë në tokë, në ujë e në det, duke shkaktuar më pas edhe rritjen me shpejtësi të sëmundjeve kanceroze.
K.H.





