Fototgrafi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili jeton dhe punon në New York, ka publikuar së fundi një foto me ish-bashkëshorten e presidentit të Amerikës, Ivana Trump.

Ajo ka qenë e martuar përgjatë 15 vjetëve 1977-92 me Trump, me të cilin ka tre fëmijë, djemtë Donald Trump Jr. dhe Eric Trump si dhe vajzën, Ivanka Trump.

"Fotografi të bukura sot me mikeshën time prej kohësh, Ivanka Trump", shkruan Berisha në Instagram teksa shihet duke pozuar krahas 69-vjeçares.