Tregtarët që vinë nga qytetet e tjera do ta kenë të vështirë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shëngjin. E tillë është historia e një ambulanteje që shkon në Shëngjin nga Tirana, të cilës kreu i bashkisë Lezhë i ka treguar derën, duke thënë që për të duhet të përgjigjet kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Fran Frrokaj: Unë jam kryetari i bashkisë së Lezhës. Jabanxhi quhen të gjithë ata që nuk janë nga Lezha.
Tregtarja: Ku do hamë ne?
Fran Frrokaj: Nga je ti?
Tregtarja: Nga Tirana.
Fran Frrokaj: Nga Tirana, tek Lali Eri.
Gjatë sezonit të verës, dhjetra tregtarë ambulantë që nuk jetojnë në Shëngjin i drejtohen bregdetit për të ushtruar aktivitetin e tyre, nga ku presin të kenë fitime./OraNews





