Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë mundësinë për shira të dobëta në zona të izoluara të Ultësirës Perëndimore. Por pasditja lokalizon vranësirat drejt Lindjes së territorit duke gjeneruar shira të përkohshme në Veri- Verilindje.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, kthjellime dhe vranësira të herëpashershme do të ketë pjesa më e madhe e territorit shqiptar.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit ruajnë vlera të njëjta gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi mbi 32°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në Veri-Verilindje, me shpejtësi deri 35 km/h nga Perëndimi ndërsa në det dallgëzimi vijon 1-2 ballë.





