Tashmë prej kohësh është zbuluar lidhja e reperit të njohur Ledri Vula me Sarën, vajzën që jeton në Gjermani, e cila nuk është një figurë publike.
Ndonëse çifti nuk publikojnë foto dhe nuk kanë folur për marrëdhënien e tyre, ata janë parë në praninë e njëri-tjetrit ku duken më të dashuruar se kurrë!
Ledri dhe Sara janë kapur mat disa herë, por fotot e fundit vërtetojnë gjithçka për marrëdhënien e tyre.
Në disa foto të siguruara nga Blitz.al, ata duken mjaft të afërt dhe shkojnë shumë me njëri-tjetrin. Tashmë nuk ka më dyshime, madje mund të themi se ata janë një çift mjaft simpatik.





