Sot në disa media doli lajmi që familja e Azem Hajdarit, ka ndihmuar njerëzit e tyre për të përfituar azil në Francë. Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar djali i madh i ‘Pishtarit të Demokracisë", Azem Hajdari, Kir handari.

Në reagimin e tij Kir Hajdari shkruan se të gjitha këto lajme janë të pavërteta. Ndërsa i bën thirrje mediave që të mos keqpërdorin emrin e familjes Hajdari.

Ja çfarë shkruan Kir Hajdari:

Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë nëpër portale sot për famijen tonë. Asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar në çeshtjen për Azil politik në France për kushuririnë tonë. I urojmë një jetë të mirë kushuririt por kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret.