Pirja e ujit me limon çdo mëngjes është një rregull që mund ta përvetësoni menjëherë.

Në fakt, janë miliona njerëz në botë të cilët e nisin ditën duke pirë ujë me limon, një praktikë shumë e shëndetshme sepse e ushqen trupin me vitaminat C, B por edhe kalium, karbohidrate dhe shumë ushqyes të tjerë.

Cilat janë vlerat dhe përfitimet e të pirit ujë me limon në mëngjes

Kundër të ftohurës dhe gripit
Vitamina C tek limoni forcon sistemin imunitar dhe trajton me efikasitet shumë infeksione por edhe virozat dhe të ftohtin.

Inflamacioni
Limoni është shumë i dobishëm kundër inflamacionit. Ai rekomandohet nga ekspertët kundër disa llojeve të inflamacionit që luan një rol kyç në shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Dhimbjet e kyçeve
Limoni rekomandohet edhe kundër simptomave të artritit dhe dhimbjeve të kyçeve, falë ushqyesve dhe vitaminave që përmban.

Forcon sistemin imunitar
Uji me limon është një pije jashtëzakonisht e shëndetshme e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton bakteret që synojnë ta dëmtojnë atë.

Gurët në veshka
Përmbajtja e lartë e kaliumit tek limoni, rrit nivelet e citratit në urinë dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Aknet
Kjo pije e dobishme rregullon nivelet e pehashit në lëkurë, parandalon shfaqjen e akneve apo puçrrave dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës.

Kundër dhimbjeve të muskujve pas aktivitetit fizik
Konsumi i ujit me limon qetëson muskujt dhe zbut dhimbjet e shkaktuara nga sforcimet gjatë aktivitetit fizik.

Rënia në peshë
Uji me limon është i pasur me ushqyes përfshirë fibrën e cila përmirëson tretjen dhe mbështet të gjitha sistemet që angazhohen në tretjen e yndyrnave. Ky lëng i pasur në vlera ndihmon në rënien në peshë dhe në përmirësimin e tretjes.

Çrregullimet me fshikëzën
Pini një gotë me ujë me limon gjatë vaktit për të zbutur çrregullimet e fshikëzës së urinës.

Për thonj më të fortë
Kjo pije forcon thonjtë dhe parandalon shfaqjen e pikave të bardha.

Helmimi nga ushqimi
Rreziku që na kanoset nga ushqimet është gjithnjë në rritje kur jemi në udhëtim, ndaj ekspertët e AgroWeb.org ju rekomandojnë të pini ujë me limon që të jeni më pak të rrezikuar prej helmimit nga ushqimi.

Urthi ose Refluksi gastroezofageal
Nëse vuani nga refluksi gastroezofageal atëherë duhet ta pini lëngun me limon çdo ditë.

Problemet e brendshme të organizmit
Çrregullimi i indeve të buta shoqërohet me shumë simptoma, disa prej të cilave janë lodhja e vazhdueshme dhe mungesa e energjisë. Pirja e ujit me limon ju vjen në ndihmë për të qenë me energjikë dhe më pak të lodhur.

Të dhënat e mësipërme janë të mjaftueshme për të pirë ujin me limon çdo ditë dhe për të marrë prej tij vlera të panumërta për të mirën e shëndetit tuaj. Mos harroni se pas ujit me limon, duhet të merrni vaktin e mëngjesit për një ditë të mirë dhe plot energji./AgroWeb