Qindra fëmijë të shkollave të mesme e 9-vjeçare të qytetit të Durrësit, kanë marrë pjesë në aktivitetin festiv të zhvilluar me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve.
Recitime, këngë, performanca të ndyshme në kërcim, ishin përgatitur nga fëmijët e shkollave të ndryshme në këtë aktivitet i cili u ndoq me shumë interes nga fëmijët dhe prindërit e tyre.
Aktiviteti i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës, është përshëndetur edhe nga drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, Lindita Muka, e cila tha se 1 Qershori si festë e fëmijëve, u organizua me mbështetjen e të gjithë aktorëve të qeverisjes vendore.
Drejtori i QKF, Avni Çuni, tha se aktivitetet për 1 Qershorin, do të vijojnë pasdite me fëmijët e ciklit të ulët dhe atij parashkollor në shkallët e teatrit të Durrësit.
K.H.





