Britania e Madhe ka shpenzuar plot 12 milion stërlina për të dëbuar 2 282 emigrantë ilegalë shqiptarë gjatë tre viteve të fundit.
Sipas "The Sun", dëbimi i emigrantëve drejt Shqipërisë dhe Kosovës është kryer nëpërmjet avionëve të marrë me qira nga autoritete e emigracionin në ministrinë e brendshme Home Office.
Kosotja për dëbimin e një përsoni nga Anglia ka kushtuar rreth 6.000 stërlina dhe për tre vitet e fundit, qeveria britanike ka shpenzuar 31 milion stërlina për dëbimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës ku shqiptarët zënë vendin e parë.
Gjatë kësaj periudhe, janë zhvilluar 48 fluturime, ku në bordin e avionëve qëndronin të dëbuarit shqiptarë shoqëruar nga roje sigurie.





