Parlamenti i Ugandës ka miratuar një ligj për të vendosur një taksë mbi njerëzit që do të përdorin platformat e mediave sociale.
Të gjithë ata që do të përdorin platformat si Facebook, WhatsApp, Viber dhe Twitter do të duhet të paguajnë një taksë në mënyrë që t'i kenë të disponueshme në telefonat apo kompjuterët e tyre.
Presidenti Yoweri Museveni ka thënë se mediat sociale inkurajojnë thashethemet.
Qeveria po përpiqet të sigurojë që të gjitha kartat SIM të telefonit celular të regjistrohen siç duhet. Dhe nga 23.6 milionë abonentë të telefonisë celulare në vend, vetëm 17 milionë përdorin internetin. Prandaj nuk është e qartë se si autoritetet do të jenë në gjendje të identifikojnë personat që përdorin rrjetet sociale.
Ligji duhet të hyjë në fuqi më 1 korrik, por mbetet ende skeptike mënyra sesi do të zbatohet.





