Pas deklaratës së ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, se opozita po sulmon njerëz me peshë që sollën fitoren e PS-së, ka reaguar sërish deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Deputeti demokrat teksa e paralajmëron sërish ministrin me tik-takun e orës, shkruan në Facebook se Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt.

STATUSI I PLOTË

Nuk dihet a eshte subkoshienca qe i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt.

Gjate “llogaridhenies” ne Selenice, Gjiknuri eshte shprehur : “Tahiri, Xhafaj dhe une sulmohemi si njerez me peshe ne PS…”

Tashme dihet qe Saimir Tahiri eshte i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtesise italiane dhe jo vetem, me Agron Xhafajn.

Po Gjiknuri ?

Tik-tak…Tik-tak