Duke marrë shkas nga tensionet në Kuvend, ku opozita e ka bllokuar foltoren tre herë gjatë ditë së sotme, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar që të mos ketë diskutime për pr.vendimet e rendit të ditës, por të votohen direkt.
Balla e cilësoi të turpshme ndërprerjen e seancës kur ka çështje të rëndësishme për të diskutuar.
"Është e turpshme të ndërpresësh seancën kur kemi çështje të rëndësishme për të diskutuar. Ne sot do miratojmë marrëveshjen për energjinë me Kosovën si dhe marrëveshja me bankën botërore sa i përket investimeve në rrjetin e kanalizimeve. Shqiptarët nuk duan fjalë, por duan vepra. Zoti kryetar bazuar në rregulloren e Kuvendit do propozoja te heqim dorë nga diskutimet dhe të kalojmë në votim."





