Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në Facebook denoncimin e qytetarit dixhital, sipas të cilit me lejen e kryebashkiakut Vangjush Dako, persona me të shkuar kriminale po uzurpojnë pronat e kishës Françeskane në Kepin e Rodonit dhe po shkaktojnë dëm të madh mjedisor në këtë zonë.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Pushtohen nga mafia e Bashkisë dhe me leje të Gjushit pronat e kishës françeskane tek Kepi i Rodonit! Qytetari dixhital denoncon grabitjen e pronave të Kishës Françeskane si dhe krimin e rëndë mjedisor që po kryehet me leje të Gjushit dhe me indiferencën e plotë, madje mbështetjen e heshtur të narkopolicisë dhe narkoinspektoriatëve që mafia i ka blerë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e derguara nga qytetari dixhital! sb
“Pershendetje dr po ju informoj per nje Skandal në pronë e Kishës Françeskane në Kep të Rodonit shkatërrohet prona private e Kishës nga persona të inkriminuar dhe u denuar më parë, Vath Alla i ndihmuar nga ish avokati i tij sot drejtues i IMT Bashkia Durrës
Ky skandal ka vazhduar që me datë 24.5.2018 dhe akoma Policia e shtetit nuk ka shkuar në vendngjarje Me leje te Vangjush Dakos Brenda prones private te Kishes
Atehere.
Kane prere peme, hedh inerte (brenda pronese se Kishes) per te ndertuar ne nje ranishte qe ata pëtendojne se e kane marre me qira nga Bashkia (por sipas ketyre eshte ne administrim te Pyjores, dhe qe Kisha eshte ne proces gjyqesor edhe per kete prone qe do ndertohet, sepse eshte brenda siperfaqes se kthyer Provinces franceskane
Pra rrugen po e bejne direkt ne prone private duke shkaterruar pyllin Prone private te Kishes Me qellim qe te ndertojne perseri ne nje ranishte (brenda prones se kthyer ne favor te Kishes) qe Kisha eshte ne proces gjyqesor me shtetin Makina e UK Bashkia Durres, qe shkon per llogari te privatit”





