Policia ka nisur procedimin penal për organizatorët e protestës së ditës së djeshme para Ministrisë së Brendshme. Të rinjtë akuzohen se kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubime të paligjshme.

Djem e vajza të FRPD-së dhe LRI-së protestuan dje para Ministrisë së Brendshme, ku kërkonin dorëheqjen e ministrit Xhafaj dhe largimin e kryeministrit Rama.

Me një gomone me drogë të improvizuar dhe fotot e Ramës, Xhafajt dhe Tahirit, organizatorët protestuan në mënyrë simbolike për rreth 30 minuta, kundër atyre që opozita i ka cilësuar si "peshqit e mëdhenj".