Ditën e enjte dhe të premte më 31 maj dhe 1 qershor, do të ketë stakim të energjisë elektrike në Durrës dhe Shijak.
Në përmbushje të detyrimit për forcimin dhe sigurimin e rrjetit të tensionit të lartë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) do të kryejë më 31 maj dhe 1 qershor, ndërhyrje (punime) në dy linjat 110 kV Rrashbull – Sallmone (Sukth) dhe Rrashbull – Spitallë.
Ky operacion do të shoqërohet detyrimisht me stakim të energjisë, e cila disa zona të Durrësit dhe Shijakut, konkretisht:
1. 31 maj, linja 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth)
Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, zonat pa energji elektrike kryesisht të Shijakut:
Breg Lumi, Punishte, Komunale, Qendër Shijak, Perimore, Sallmone Kodër, Zona Fermë Sukth, Hidrovori, Lagja e Stallave, biznes privat gjatë autostradës, “4 Rrugët”, aksi Maminas-Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminasi, Sallmone,
Gjiri i Lalzit dhe Kompleksi Lura.
2. 1 qershor, linja 110kV Rrazhbull – Spitallë (Porto Romano 2)
Nga ora 09:00 deri ne 15:00, pa energji gjatë kësaj kohe mbeten disa zona, kryesisht të Durrësit, si:
ShënVlashi, Vrrin, zona e ish-Kënetës Durrës, Impianti i Ujërave të Zeza.
Subjekte private Depozitat e ''RIRAS'' në Porto Romano, ANOIL, Eropetrol,
Intergaz, Subjekte private ''Serat'', ADC, Universiteti Godina e Re, Ferri Trans Subjekt Betoni,
Qyteti Durrës: Lagja nr.15 zona Spitallë, Policia-drejtim i Shkozetit (krahu i majtë i rrugës kryesore), Lagja nr.18 zona e Spitalit – Materniteti – drejtim i Shkozetit
(krahu i djathtë i rrugës kryesore), degëzimi Currilat-Fabrika e Tullave, si dhe degëzimi Pallatet Parafabrikat-Kisha-Tregu Industrial.
Duke ju shprehur ndjesë për shqetësimin, OST kërkon mirëkuptimin e abonentëve për ndërhyrjet e nevojshme, në garantim të furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike!





