Protagonisti i njohur i protestave demokratike të vitit 1990 Ilir Demaliaj, gjatë debatit me deputetin demokrat Myslim Murrizi, e ka pyetur këtë të fundit nëse ka në pronësi një vilë te Pallati i Brigadave.

Përgjigja e Murrizit ka qenë e habitshme: “Unë kam pesë vila, jo një”.

Por debati është tensionuar kur Murrizi i është drejtuar Demaliajt duke i thënë se ai apo i ati i tij nuk i gjen dot një tender të përfituar nga qeveria.

DEBATI:

Demaliaj: Ju thatë që nuk keni punuar në administratë. A keni qenë shef policie?

Murrizi: Po kam qenë ’92-96.

Demaliaj: Ajo ka qenë struktura më e korruptuar.

Demaliaj: Keni vilë te pallati i Brigadave?

Murrizi: Unë kam pesë vila jo një vilë, por unë s’kam marrë asnjë tender. Nëse një ditë të vetme më gjen mua një tender, ti ose baba tënd.

Demaliaj: Ore babën time mos ma përmend mua se vi aty e të bëj copa, mos më përmend vuajtjet e mija se i kam kaluar me nder. Baba im s’i ka shkaktuar vuajtje askujt, ju i keni nxirrë jetën.

Murrizi: Dakord, dakord…

Demaliaj: Ke qenë zyrtar shteti zotëri, pesë vila me rrogën e shefit i ke bërë.

Murrizi: Ore ti ke mbet refugjat..