Identifikohet grupi i neuroneve përgjegjëse për agresivitetin. Kjo është arritur falë impulseve të ndritshme dhe gjenetikës, një teknikë e quajtur optogjenetikë.
Studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Nature Nauroscience’. Kështu, kërkuesit suedezë, falë kësaj teknike arritën të kontrollojnë agresivitetin e kavjeve në laborator duke stimuluar apo frenuar një grup të kufizuar neuronesh.
U lokalizuan qelizat nervore përgjegjëse për sjelljen agresive, të cilat ndodhen pikërisht në një zonë antike që ruhet në zonën qendrore të brendshme të dy hemisferave cerebrale dhe që kontrollon shumë veprime jo të vullnetshme si gjumi, termorregullimi apo aktiviteti hormonal.
Studimi dhe rezultati i tij është shumë i rëndësishëm për të kuptuar më tepër mbi bazën e sjelljes agresive dhe ndjenjën e nervozizmit.