Shumica prej nesh e dimë për yndyrat esenciale omega 3 dhe omega 6 që na ofrojnë peshqit. Në ditët e sotme, më shumë se 90% e popullsisë konsumojnë më pak sesa duhet omega 3 dhe omega 6. Ndërkohë dieta e tyre është shumë e pasur në yndyrë të rafinuar dhe të përpunuar (trans yndyrë).
Në rastin e peshkut kur ne i lyejmë me miell dhe i skuqim, një sasi e yndyrës së ”mirë” që ne duam oksidohet!
Atëherë…?
1) Do të këshilloja të preferonim peshkun e pjekur dhe jo atë të skuqur.
2) Mund të përgatitet edhe supë, mund të përdorni fileto peshku për të evituar halat dhe t’i ofroni te fëmijët e vegjël.
3) Në rast se keni një peshk të skuqur atëherë duhet të hiqni lëkurën, sidomos kur peshku është rezervati.
4) Kur jeni mbipeshë do të këshilloja gjithashtu të mos e konsumoni lëkurën.
5) Ndërsa kur keni një peshë trupore të ulët mund të konsumoni lëkurën, por preferoni peshkun natyral.
Dieta mesdhetare na udhëzon të konsumojmë 2-3 herë në javë peshk!
Marrë nga ekonomiaonline